Kimi Antonelli, kampion bote! Mjafton vendi i 3-të në Meksikë për triumfin e madh

Formula 1 | 2 orë më parë

Piloti italian i Mercedes-it në qiellin e shtatë: “Xhiron e fundit nuk po shikoja pistën nga lotët”. Një sukses mes rekordesh: piloti më i ri në moshë që fiton titullin kampion në Formula 1 .

Kimi Antonelli është kampion bote! Formula 1 feston triumfin e një piloti italian 73 vjet pas Alberto Ascari. Në Meksikë mjaftonte edhe vendi i 9-të, por ai bëri më shumë, duke u ngjitur në pod, pas dy shenjtorëve të kalibrit të këtij sporti, Max Verstappen dhe Lewis Hamilton. Antonelli hyn kështu në historinë e Formula 1.

Në Meksikë fitoi Max Verstappen, i cili, i nisur nga vendi i 5-të, arriti sukesin e 74-t në karrierë. Mercedes-i nisi festën, kurse Ferrari humbi një shans të mirë për të fituar për shkak të një sulmi të panevojshëm të Leclerc ndaj Hamilton që në nisje. Skuderia italiane duhej të zinte dy vendet e para, por i bëri një dhuratë Verstappen-it, që nuk e refuzoi.

Leclerc u penalizua me 5 sekonda pasi kaloi shokun e skuadrës jashtë piste. Hamilton kaloi pas Verstappen, i cili e nisi shumë mirë. Edhe Russell u sanksionua me 10 sekonda për një kontakt me Hadjar. Këtë vit Meksika pati pak parakalime, ndërkohë që pati edhe një incident të frikshëm nga Valtteri Bottas, që u përplas me barrierat me shpejtësi të lartë. Për fat të mirë, pa pasoja të rënda.

Makinat u rinisën me Verstappen përpara Leclerc, Hamilton dhe Antonelli. Anglezi kaloi Leclerc, që iu bllokuan gomat dhe Antonelli mori vendin e 3-të. Gara përfundoi me Verstappen fitues dhe Hamilton e Antonelli në pod.

Pasi u shpall për herë të parë kampion botë, mes emocionesh, Antonelli u shpreh: “Ia dolëm. Gjatë xhiros së fundit nuk po shikoja pistën nga lotët e gëzimit”. Ai ka vendosur disa rekorde. 20-vjeçari i Mercedes-it është piloti më i ri në moshë që shpallet kampion bote. Gjithashtu, është piloti më i ri në moshë që ka fituar një garë të Formula 1, më i riu që ka arritur “pole position” dhe italiani me numrin më të madh të fitoreve në një sezon, 9 fitore.

Renditja e garës së Meksikës

1.Verstappen

2.Hamilton

3.Antonelli

4.Leclerc

5.Norris

6.Russell

7.Piastri

8.Colapinto

9.Lawson

10.Gasly


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme