Open Stage 2026/ FSHF organizon edicionin e 4-t për talentet shqiptare nga e gjithë bota

Futboll Vendi | 1 orë më parë

Federata e Futbollit do të organizojë në muajin dhjetor edicionin e katërt të aktivitetit “Open Stage”, një nismë që tashmë është kthyer në traditë dhe synon të afrojë pranë ekipeve kombëtare talentet e reja shqiptare që jetojnë jashtë vendit.

Aktiviteti u drejtohet futbollistëve të lindur në vitet 2011, 2012 dhe 2013, të cilët jetojnë në Europë, SHBA dhe vende të tjera të botës. Përmes seancave stërvitore dhe vlerësimit nga stafi teknik i FSHF-së, synohet evidentimi i talenteve të reja dhe identifikimi i lojtarëve me potencial për t’u integruar në ekipet kombëtare të moshave.

Seancat do të zhvillohen në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë, sipas këtij kalendari:

* 7 dhjetor–Futbollistët e lindur në vitin 2011, ora 09:00

* 8 dhjetor–Futbollistët e lindur në vitin 2012, ora 09:00

* 9 dhjetor–Futbollistët e lindur në vitin 2013, ora 09:00

Të gjithë futbollistët e interesuar duhet të paraqiten me certifikatë mjekësore dhe leje nga klubi ku janë të regjistruar.

Aplikimet për pjesëmarrje janë të hapura deri më 1 dhjetor 2026. Futbollistët që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij aktiviteti duhet të plotësojnë formularin e aplikimit.

Përmes “Open Stage”, FSHF vijon të forcojë lidhjen me futbollistët e rinj shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke u krijuar mundësinë të tregojnë potencialin e tyre dhe të afrohen me fanellën kuqezi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme