Gjithë territori me mot të vranët e me shi, reshje bore në relievet e larta

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu, me intensitet të ulët në të gjithë territorin dhe me shtrëngata afatshkurtra të izoluara kryesisht në orët e pasdites.
Në relievet e larta malore në lindje të vendit priten reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 13 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2–3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- në zonat malore 4 deri 12°C
- në zonat e ulëta 8 deri 16°C
- dhe në bregdet 10 deri 15°C
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




