Kryebashkiaku i Himarës viziton në spital Kryepeshkopin Anastas

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka vizituar spitalin “Evangjelismo” në Athinë, ku është i shtruar Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos. Gjatë vizitës, Tavo u interesua për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit dhe shprehu mbështetje dhe lutje për shërimin e tij të shpejtë.
Tavo theksoi rëndësinë e këtij kontributi të vyer dhe shprehu dëshirën për një rikthim të shpejtë të Kryepeshkopit në detyrat dhe misionet e tij.
“Sot zhvillova një vizitë në Spitalin Evangjelismo në Athinë për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Duke i uruar shërim të shpejtë lutemi për Fortlumturinë e Tij, për rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar duke kujtuar e nderuar përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm e të pashoqë që ai ka dhënë prej dekadash në forcimin e besimit, jetën kishtare dhe në shoqërinë në tërësi”, shkruan Tavo në facebook.
Prej 3 janarit Kryepeshkopi Anastas Janullatos, ndodhet i shtruar në një spital në Athinë, ku i është nënshtruar edhe në ndërhyrje kirurgjikale. Gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e qëndrueshme, por nën monitorim të mjekëve.
Në datën 30 dhjetor 2024, Kryepeshkopi Anastas u shtrua në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal, i cili me kalimin e ditëve u shndërrua në një infeksion i shoqëruar me gjakderdhje.
Gjatë qëndrimit të tij në spital, Kryepeshkopi Anastas u vizitua edhe nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për t’u informuar mbi ecurinë e trajtimit të tij, si dhe nga Kryepeshkopi Jeronimos, kreu i Kishës Ortodokse të Greqisë, i cili i uroi shërim të shpejtë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




