Votimi i diasporës, interes nga të rinjtë dhe gratë për zgjedhjet e 11 Majit

Procesi i regjistrimit të diasporës për parlamentaret e 11 Majit nisi me 11 janar dhe nga të dhënat e e para një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë me të drejtë vote i janë përgjigjur.
Mbyllja e regjistrimit në platformën PER është deri më 4 mars dhe sot (14 janar) kjo shifër po shkon drejt 13 mijë aplikimeve, nga të cilat afro 2 mijë janë miratuar.
Në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, meshkujt dominojnë në procesin e regjistrimit. Statistikat tregojnë se edhe gratë nuk janë pas, më shumë se 28 për qind.
Nga të dhënat vërehet se grupmosha me më pak kërkesa për regjistrim është 18–25 vjeç, teksa vërehet se më shumë aplikime janë bërë nga personat 26–35 vjeç. Më pas renditen grupmosha 36–45 dhe grupmosha 46–55 vjeç.
Platforma PER përfshin: chatbot ndihmues për pyetje të shpejta, udhëzime të detajuara për përdorim, një sistem të avancuar me tri nivele sigurie.
Ndërkaq, për dokumentet e nevojshme nevojitet: kartë identiteti ose pasaportë shqiptare, një dokument që vërteton adresën jashtë vendit (faturë shërbimesh ose certifikatë banimi), rinovim i dokumenteve, pra nëse dokumentet kanë skaduar duhet kontaktuar me konsullatën shqiptare më të afërt.
Gazetare: Melisa Shameti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



