Gjirokastra, destinacion i preferuar edhe për ndërrimin e viteve. Të huajt që e festuan në qytetin e gurtë

Aktualitet | 2 vite më parë

Gjirokastra është zgjedhur nga shumë turist të huaj për të pritur vitin 2025. Në një bar-restorant të qytetit, atmosfera festive ishte në kulmin e saj.

Udhëheqësja e grupit të turistëve na shpjegoi se interesi i madh për të vizituar Gjirokastrën e kishte shtyrë grupin të zgjidhte këtë qytet për të kaluar fundvitin.

“Vijnë nga vende të ndryshme të Spanjës dhe kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë dhe ta kalojën natën e ndërrimit të viteve në Gjirokastrës. Jam e lumtur që kemi një turizëm të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit” , u shpreh Megi Ismailaj.

Turistët e përshkruan Gjirokastrën si një vend të veçantë, duke thënë se ky ishte një nga vendimet më të mira të udhëtimeve të tyre.

“Më ka pëlqyer shumë, nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes Gjirokastrës dhe Barcelonës. Jam i kënaqur nga atmosfera festive.

Jam e lumtur që e prita ndërrimin e viteve në Gjirokastrës, atmosfera ishte e zjarrtë dhe jam e surprizuar nga gastronomia e vendit tuaj.

Atmosfera ishte në maksimumin e saj dhe këtë udhëtim do e mbaj mend gjatë”, u shprehën disa nga turistët spanjollë.

Tashmë Gjirokastra është kthyer në një prej destinacioneve kryesore për shumë turist të huaj përgjatë  365 ditëve të vitit.

Gazetare:  L. Koçiu 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme