Mbyllja e TikTok, Nini: Kjo masë, si plumba të vegjël, që prish shërbimet e tjera

Aktualitet | 2 vite më parë

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini tha se mbyllja e Tik Tok nga qeveria është e vështirë sepse gjigantët e teknologjisë Apple dhe Google nuk do heqin këtë program nga llogaritë e tyre.

Sipas tij, vendim nga qeveria shqiptare për heqjen e kësaj platforme  nuk ka qenë i  mirë menduar sepse mungojnë faktet që e justifikojnë vendimin.

“Pse është Tik Tok platforma që do të mbyllet? Pse do të mbyllet kjo platformë dhe me çfarë rregullore. Dhe tjetër është pyetja më e madhe që a nuk ka një zgjidhjet tjetër?

Përveç kësaj tha Nini në emisionin “3D” në RTSH1,  është dhe mënyra sesi e ka komunikuar mbylljen e platformës duke e quajtur “rrugaçi i lagjes” pra si videot që gjenden sot në Tik Tok dhe jo me një deklaratë zyrtare të mbajtur nga qeveria apo vetë kryeministri.

Por një tjetër problematik sipas drejtuesit i Acromax, është mënyrën për të mbyllur një platformë është shumë e vështirë.

“ Nuk besoj se kemi se do të kemi kompanitë Aple dhe Google që do mbështesin këtë vendim dhe do thonë:  Po bravo, 65 mijë prindër kanë vendosur që Tik Tok duhet mbyllur dhe po ja heqim çdo përdorues nga telefoni.  Nëse kjo nuk ndodh atëherë ne jemi duke i gjuajtur internetit me disa  “plumba” të vegjë që po na prishin gjithë linjën.  Duke hequr këtë shërbim ne do të prishim dhe shërbimet e tjera që bashkëpunojnë më këtë platformë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme