Ngjela: PD, e dobët për shkak të “non gratës”. Nuk i ka votat për të ardhur në pushtet

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar situatën e Partisë Demokratike, duke thënë se ajo është e dobët për shkak të statusit “non grata” të Berishës në SHBA, që përbën një pengesë për fitimin e pushtetit. Sipas tij opozita nuk i ka votat për të ardhur në pushtet edhe sikur të jetë e gjitha në një koalicion.
Në një intervistë për RTSH 24, Ngjela ka shtuar se Edi Rama e mban Sali Berishën në PD për të forcuar pozitat e tij politike, duke e përdorur atë si një faktor të dobësisë së opozitës.
Avokati tha se Berisha ka orientim politik nga Beogradi e Moska dhe se kjo nuk i lehtëson pozitat e tij në SHBA.
“PD me Saliun është e dobët se ai është non grata në SHBA. S’mund të ketë një parti të djathtë kryetari i të cilës të jetë non grata në Amerikë. Në funksionon që non gratës duhej të tërhiqej, ai nuk ka asnjë shpresë nëse PD nuk vjen në pushtet, por partia nuk vjen dot në pushtet me Berishën. Dhe këtë e shfrytëzon Rama. Non grata ka tjetër procedure dhe nuk e bind dot Senatin pa pasur të vërtetën dhe nuk e rrëzon dot Trump. Po flasim për korrupsionin. Procedura ka nisur kur Trump ka qenë president dhe e shoh shumë të vështirë që t’i heq non gratën. Unë kam informacione që Berisha ka 20 vite që nuk është me politikë amerikane, ai është nga Beogradi në Moskë. Prandaj si zor që ta lehtësojë politika amerikane me heqjen e non gratës. Rama mban Saliun se s’ka vota, i thotë sa të jetë ky në PD unë fitoj dhe është në rregull. Berisha lufton për vetën e tij. Opozita edhe gjitha së bashku nuk i ka votat për të ardhur në pushtet”, tha Ngjela.
Avokati ka komentuar edhe lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e konsideruar atë si një veprim të detyrueshëm nga ana e ligjit.
“Ishte detyrim ligjor, dispozita e tij ligjore nuk e parashikonte në mënyrë të detyrueshëm arrestin dhe ky filloi procesin penal i lirë. Ai nuk i vajti prokurorit tre herë dhe ata e arrestuan, se ashtu e kërkon ligji. Mbaroi hetimi dhe nuk e mbanin dot më, pasi ligji e ka arrestin të detyrueshme vetëm për pjesën e hetimit se nuk i përgjigjej thirrjeve të prokurorit. Sapo mbushi afatin, të nesërmen e lirin, e nxori ligji, jo avokati”, tha Ngjela.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




