Vaksinë e re për kurimin e astmës, pneulomogu: Më efektive se shumë doza kortizonikësh

Aktualitet | 2 vite më parë

Astma është një sëmundje kronike që mund të prekë individë të të gjitha moshave mund të kontrollohet me trajtimin e duhur dhe kur nuk mund të kontrollohet, kufizon seriozisht aktivitetet e përditshme. Është një sëmundje që manifestohet me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes dhe vjen me sulme.

Studiuesit thonë se kanë gjetur trajtimin e parë të ri në 50 vjet, për sulmet e astmës. Injeksioni zbut një pjesë të sistemit imunitar që mund të kalojë në një mbingarkesë si në shpërthimet e astmës ashtu edhe në një gjendje të mushkërive të quajtur “sëmundje pulmonare obstruktive kronike”.

Pneumologu Rushan Muhameti, njëherësh nëndrejtor i Spitalit të Traumës, i ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka zbuluar disa prej faktorëve që ndikojnë në sëmundjen e astmës, simptomat e para dhe trajtimin e saj.

Muhameti u shpreh se vaksina e re përdoret për format e rënda të astmës dhe realizohet vetëm te pacientët të cilëve nuk u ka dhënë rezultat efektiviteti i preparateve farmaceutike.

“Me anë të vaksinës. Ka dalë aktualisht. Në trajtimin e ri, është për statusin astmatik në formën e rëndë. Bëhet fjalë për një preparat Benralizumab që është një antitrup monoklonal që vepron në qelizat euzonofile.

një dozë e vetme ka rezultuar më shumë efektive se përdorimi i shumë dozave të larta të kortizonikëve.

Në botë përdoren dhe radiofrekuenca. E kam asistuar në Amerikë, është për largimin plotësisht të astmës. Kjo gjë realizohet me bronkoskopi, aparaturë fleksibël që futet në pulmon dhe ka dhe pjesën e radiofrekuencës e cila djeg me lobe bronket distale të cilat nuk bëjnë më bronkospazëm.

Këto procedura realizohen vetëm te pacientët që efektivitetin e preparative farmaceutike nuk u ka dhënë rezultat”, u shpreh pneumologu.

Muhameti theksoi se faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje kronike, janë nga më të ndryshmit, si nga faktorët personalë, genetikë, deri te faktorët e jashtëm dhe ata profesionalë.

Pneumologu e lidhi drejtpërdrejtë astmën me alergjitë.

“Astma është një sëmundje heterogjene që prek sistemin e rrugëve të frymëmarrjes me inflamacion të tyre. Astma është sëmundje vërtetë shqetësuese. Faktorët janë nga më të ndryshmit: personal (faktori gjenetik; atopia; hipersensibiliteti bronkial; raca dhe gjinia.

Në faktorët e jashtëm janë ndotësit e ambientit që janë brenda shtëpiss dhe jashtë saj (pluhurat që na rrethojnë), duhani. Paralelisht janë faktorët profesionalë; parfumet, saldatorët; parukeritë. Astma lidhet drejtpërdrejtë me alergjinë. Astma detyrimisht ka elementët e alergjisë. Bronkospazma shkaktohet nga alergenët e jashtëm plus faktori genetik“, u shpreh më tej pneumologu Muhameti, i cili theksoi se trajtimi i astmës bëhet me preparate inhalatore, orale dhe intravenoze.

Muhameti renditi në fjalën e tij, edhe disa nga simptomat e parë të shfaqjes së astmës.

“Simptomat e para të astmës bronkiale janë: fishkëllimë, vështirësi në frymëmarrje, kolla, dhembja në kraharor, kur shoqërohet me bronkospazëm vështirësia është më e madhe në frymëmarrje.

Kur ka vështirësi të madhe në frymëmarrje bie dhe oksigjeni në gjak. Prandaj nuk duhet të kalojë fëmija në status astmatik. Astma fillon që në vitin e parë të jetës gati 3% e popullatës preket nga astma. Me kalimin e vitit të tretë bie në 0.9 dhe nga viti 15 bie në 0.1%.

Patjetër që në vitin e parë për shkak edhe të gripërave kemi dhe bronkospazëm dhe kujdesi duhet parë që në vitin e parë”, përfundoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme