VIDEO- Arrestimi i personave me rrezikshmëri të lartë, Operacionalja zhvillon trajnime me FAST Albania

Aktualitet | 2 vite më parë

Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bashkë me Sektorin për Kërkimin FAST Albania, kanë zhvilluar trajnime për veprimet taktike dhe të vetëmbrojtjes.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nëpërmjet një postimi në mediat sociale nga Policia e Shtetit. Këto trajnime janë zhvilluar në zbatim të programit vjetor në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

“Trajnimet konsistojnë në ndërhyrjet në automjete, ambiente të mbyllura dhe të hapura, si dhe në temat e vetëmbrojtjes dhe ato për arrestimin e personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore.”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë stërvitje, Policia e Shtetit ka ndarë edhe një video ku tregon për mënyrën se si po zhvillohen këto trajnime.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme