Kalendari i aplikimit për studimet universitare

Sociale | 2 vite më parë

Me përfundimin e Maturës Shtetërore, pas daljes së rezultateve përfundimtare, maturantët kanë gati datat dhe kriteret e aplikimit në universitete për vitin akademik 2024-2025.

Ato janë ndarë në dy raunde. 

Raundi i parë nis me pagesën e tarifave të aplikimit në universitetet përkatëse në varësi të institucionit publik ose privat të zgjedhur.

Pagesa duhet të kryhet deri në më datë 29 korrik 2024. 

Pas kësaj date me një afat 6 ditor deri më 4 gusht, kandidatët që duan të ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë, përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, do të aplikojnë në portalin U-Albania mbi bazën e notës mesatare duke zgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi nga lista e programeve të studimit. 

Në datat 30 gusht deri 13 shtator 2024, kandidatët, që janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës. 

Në rast se, pas çdo faze, konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe në listë dhe shpallen fitues të rinj, të cilët regjistrohen në fazën pasardhëse. 

E drejta për ankimim është vetëm një ditë më datë 28 gusht, ndërkohë pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse është shpallur fitues në një ose disa programe të tjera studimi, mund të vijojë procedurat e regjistrimit. 

Nëse ankesa është pranuar, kandidati duhet të çregjistrohet nga programi i studimit (nëse është regjistruar) dhe të regjistrohet në programin e studimit, në të cilin është pranuar ankimi, në datat 14 – 15 shtator 2024. 

Në periudhën 19–21 shtator 2024, vijon edhe procesi i aplikimit online për raundin e dytë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme