Charlie Hebdo provokon këtë herë me Erdogan, i ngre fustanin një gruaje myslimane…

Botë | 6 vite më parë

Do të ishte e vështirë për Presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan të “shpëtonte” nga Charlie Hebdo, me deklaratat e fundit që ai ka bërë kundër homologut të tij francez, Emanuel Macron, duke përdorur si pretekst, kësaj radhe, çështjet fetare.

Kështu, në numrin e saj të ri, revista satirike paraqet presidentin turk, në një karikaturë që duhet thënë se është vërtet e pahijshme, por kjo e ka vendosur atë në mendjet e lexuesve në të gjithë botën, ndërsa pritet të sjellë reagime të ashpra nga Turqia.

Në të, presidenti turk duket se ngre rrobat e një gruaje myslimane dhe kur sheh vithet e saj të zhveshura, ai thërret “Oooh, Profeti!”.

Në mbishkrimin e faqes së parë, Charlie Hebdo shkruan: “Erdogan: Në jetën e tij private ai është shumë qesharak”.

Hebdo

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme