Abissnet Superiore në RTSH/ Beteja për “Final 4” dhe mbijetesë, java e 29-të sjell sfida interesante

Abissnet Superiore | 8 muaj më parë

Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” premton sfida mjaft interesante dhe vendimtare për ecurinë e skuadrave, si në garën për një vend në “Final 4”, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Kjo javë do të hapet me përballjen mes Elbasanit dhe Egnatias, një duel që ka prodhuar rivalitet dhe spektakël në tre sfidat e mëparshme të këtij sezoni. Ndeshja do të luhet të premten në “Elbasan Arena”, në ora 19:00.

Edhe e shtuna sjell përballje të rëndësishme. Bylis do të përballet me Flamurtarin në një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë maksimumin e pikëve. Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 15:00, në stadiumin “Adush Muça”.

Vllaznia kryesuese do të presë në shtëpi Dinamo City-n, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u përballur me Teutën. Të dyja këto sfida do të luhen në ora 18:00.

Java do të mbyllet të dielën, më 22 mars, me ndeshjen mes Tiranës dhe FK Vorës, që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ora 15:00.

Java 29

AF Elbasani – Egnatia, 20.03.2026, ora 19:00, “Elbasan Arena”

Bylis – Flamurtari, 21.03.2026, ora 15:00, “Adush Muça”

Teuta – Partizani, 21.03.2026, ora 18:00, “Niko Dovana”

Vllaznia – Dinamo City, 21.03.2026, ora 18:00, “Loro Boriçi”

Tirana – FK Vora, 22.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”

Të gjitha ndeshjet e javës së 29-të të kampionatit do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionin Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme