Abissnet Superiore në RTSH/ Flamurtari dhe Egnatia dominojnë formacionin më të mirë të javës së 9-të

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Pas përfundimit të javës së 9-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës.

Sipas skemës 3-4-2-1, në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani.

Herald Marku (Flamurtari), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Bruno Lulaj (AF Elbasani) përbëjnë repartin e prapavijës.

Në mesfushë janë: Lorenc Trashi (Flamurtari), Higor Vidal (Teuta), Fernando Medeiros (Egnatia) dhe Mohamed Sanogo (Bylis).

Alessandro Albanese (Egnatia) dhe Dejvi Bregu (Dinamo City) mbështesin sulmuesin e AF Elbasanit, Blaise Tsague, në majën e sulmit.

Trajneri më i mirë është përzgjedhur Francesco Moriero i Flamurtarit. Vlonjatët arritën fitoren e parë në kampionat dhe ky triumf erdhi ndaj kryesuesve të Vllaznisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme