Abissnet Superiore në RTSH, formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 14-të

Abissnet Superiore | 11 muaj më parë

Java e 14-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy takimet e fundit, Egnatia – Flamurtari dhe Vora – Vllaznia. Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 1-4-3-3.

Në portë është gardiani i Flamurtarit, Igor Aleksovski.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Emiljano Musta (AF Elbasani), André Teixeira Ferreira (Dinamo City), Dimitrios Chantakias (Flamurtari) dhe Albion Marku (Partizani).

Në mesfushë janë Eridon Qardaku (Dinamo City), Xhoele Macolli (Teuta) dhe Kevin Dalipi (Vora).

Treshja e repartit të avancuar është Dejvi Bregun (Dinamo City), Diego Contreras (Partizani) dhe Heiderber Ramírez (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Flamurtarit, Francesco Moriero. Skuadra vlonjate mundi kampionët e Egnatias në transfertë me rezultatin 1-0.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme