Abissnet Superiore në RTSH/ Java e 15-të luhet të dielën dhe të hënën, spikat derbi Tirana-Partizani

Sapo është mbyllur java e 14-të e kampionatit, por skuadrat e Abissnet Superiores bëhen gati për të zbritur sërish në fushë, pasi javë e 15-të do të luhet të dielën dhe të hënën. Të gjitha takimet do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Java e 15-të nis të dielën në orën 13:30 me takimin Bylis-Teuta, që do të transmetohet në RTSH Sport. Në orën 18:00 e gjithë vëmendja fokusohet tek derbi i madh i kryeqytetit, përballja Tirana-Partizani, që do të transmetohet në RTSH 1 dhe RTSH Sport.
Të hënën do të luhen 3 takimet e tjera. Në orën 16:00, në Rrogozhinë luhet sfida Egnatia-Vora, që do të transmetohet në RTSH Sport.
Një ndeshje që premton spektakël luhet në Elbasan, aty ky vendasit presin Vllazninë, në një përballje direkte për kreun e renditjes. Ndeshjen Elbasani-Vllaznia mund ta ndiqni në RTSH Sport në orën 19:00. Në të njëjtën orë në Vlorë luhet ndeshja Flamurtari-Dinamo, që do të transmetohet në RTSH 2.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




