Abissnet Superiore në RTSH: Java e 33-të luhet të dielën dhe të hënën, spikat derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani

Abissnet Superiore | 2 vite më parë

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën.

Gara është bërë tepër interesante në javët e fundit, pasi ekipet po luftojnë për objektivin e mbijetesës dhe për një vend në “Final 4”. Dy takimet e para të së dielës janë Laçi – Skënderbeu dhe Bylis – Vllaznia, të dyja në orën 15:00.

Po të dielën, në orën 18:00, do të zhvillohet edhe ndeshja Dinamo City – Teuta.

Ditën e hënë janë programuar dy sfidat e fundit të javës. Në orën 17:00, Egnatia do të presë në shtëpi AF Elbasanin.

Ndërsa mbrëmja do të kulmojë me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar; derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani. Ky takim do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 20:00.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme