Abissnet Superiore në RTSH/ Klafuriç: Problemet e Tiranës dhe kualiteti i Eganatias bënë diferencën!

Në fund të ndeshjës trajner i ri i Tiranës, Klafuriç, u prononcua për “Super Gol” ku theksoi se kishte shumë probleme në përpilimin e një formacioni.
“Të gjithë e dinë se përpara këtij takimi u përballëm me një problem të madh dhe unë e kisha të vështirë që të bëja formacionin. Me këtë nuk dua që të minimizoj forcën e rivalëve, të cilët janë njëra nga skuadrat më të mira të kampionatit”, argumentoi Dean Klafuriç.
Tekniku kroat ishte i sinqertë dhe pranoi se me një mesfushë pa eksperiencë, ku debutuan tri lojtarë, ishte e vështirë që të bënte më shumë edhe pse siguroi të gjithë se kishte besim tek lojtarët e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




