Abissnet Superiore në RTSH: Përfundon java e 31-të, Egnatia siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4”

Ka përfunduar java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Egnatia, falë barazimit në shtëpi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-2, ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në fazën “Final Four”. Me vetëm 5 javë të mbetura nga përfundimi i kampionatit të rregullt, rrogozhinasit janë shkëputur 15 pikë nga vendi i pestë, që mbahet nga AF Elbasani. Avantazhi në ndeshjet direkte ndaj AF Elbasanit bën që kampionët në fuqi të Shqipërisë të jenë të parët që sigurojnë pjesëmarrjen në “Final Four”.
Dinamo City triumfoi ndaj Partizanit në “Elbasan Arena” 1-0. Blutë qëndrojnë në vendin e dytë të “Abissnet Superiore” me 54 pikë.
Teuta u rikthye te fitorja në shtëpi, pasi mposhti Skënderbeun 1-0. Goli i Rrok Tomës në minutën e 13-të ishte vendimtar në këtë takim.
AF Elbasani mundi në transfertë Laçin 0-1. Tani gara për vendin e katërt bëhet tepër interesante, pasi AF Elbasani është vetëm katër pikë larg Partizanit, që mban vendin e tretë.
Ndeshja Tirana – Bylis u mbyll në barazim me rezultatin 2-2.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



