Abissnet Superiore në RTSH/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 27-të, dominon Partizani

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 27-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, bazuar në paraqitjet e futbollistëve dhe rezultateve të skuadrave në këtë javë.
Formacioni më i mirë është ndërtuar sipas skemës 3-4-1-2. Në portë është përzgjedhur Pano Qirko i Partizanit, i cili ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.
Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Emiljano Musta (AF Elbasani), David Atanaskoski (Partizani) dhe Arbenit Xhemajli (Egnatia). Mesfusha përbëhet nga Lorenc Trashi (Flamurtari), Fernando Medeiros (Egnatia), Henri Sulovari (Bylis) dhe Xhonatan Lajthia (AF Elbasani).

Në rolin e fantazistit është përzgjedhur Rowan Human (Partizani). Dy sulmuesit e formacionit më të mirë të javës janë Ahmed Adepoju (Bylis) dhe Alessandro Bolzan (Flamurtari).
Trajneri më i mirë i javës së 27-të është përzgjedhur Oltijon Kërnaja, i cili udhëhoqi Partizanin drejt një fitoreje të rëndësishme ndaj Dinamo City.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




