Abissnet Superiore në RTSH/ Skënderbeu–Tirana ngre siparin të premten, java 4 mbyllet në Elbasan

Java e katërt e “Abissnet Superiore”, që transmetohet në RTSH, do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën. Sfida hapëse e kësaj jave do të luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës, të premten në ora 18:30.
E shtuna do të sjellë dy sfida të tjera të kësaj jave. Partizani do të përballet me Dinamo City-n në stadiumin “Vora”, me ndeshjen që është planifikuar të nisë në orën 16:00. Teuta do të presë Vorën në shtëpi, teksa takimi do të luhet në orën 18:30.
Laçi do të presë Vllazninë në shtëpi të dielën, në orën 16:30, ndërsa AF Elbasani–Egnatia do të ulë siparin e javës së katërt, me takimin që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 18:30.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




