Abissnet Superiore në RTSH: Tirana prek fundit, Vora feston në “Selman Stërmasi”

Kriza e Tiranës nuk njeh fund. Bardheblutë mposhten 2-0 nga Vora në “Selman Stërmasi”, pësojnë humbjen e katërt radhazi në kampionat dhe zbresin në vendin e fundit në rendjen e Abissnet Superores me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 11 javë kampionat.
Pritej të ishte ndeshja e kthesës (pas 3 humbjeve radhazi), por Tirana e Nuhiut nuk arrin që të lërë pas krahëve momentin e vështirë që po kalon. Sfida përballë Vorës u zgjidh që në pjesën e parë.
Të besuarit e Bellait kaluan shumë shpejt në avantazh me Bardhin dhe më pas Kasalla shënoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Reagimi i Tiranës në pjesën e dytë ishte i vakët, ndërsa Vora menaxhoi shumë mirë avantazhin e dyfishtë.
Mbyllet 2-0 për Vorën sfida në “Selman Stërmasi”. Një fitore që ngjit skuadrën e Bellait në kuotën e 14 pikëve dhe që zyrtarizon krizën e Tiranës, që tashmë rrezikon seriozisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



