Abissnet Superiore në RTSH/ Vllaznia–Dinamo City çel nesër Final 4 në “Air Albania”

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

Faza “Final 4” nis këtë të shtunë me sfidën Vllaznia – Dinamo City, që është programuar të nisë në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Një duel mjaft i rëndësishëm për ecurinë e fazës finale, ku çdo pikë merr peshë vendimtare në garën për titullin kampion.

Vllaznia vjen në këtë përballje nga vendi i parë me 31 pikë, duke hyrë në këtë fazë me avantazhin e renditjes, ndërsa Dinamo City, që mban vendin e katërt me 24 pikë, synon të nisë me rezultat pozitiv rrugëtimin në “Final 4”.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese në “Air Albania”, në një sfidë që premton rivalitet, emocione dhe spektakël për tifozët e të dyja skuadrave. Biletat për ndeshjen mund të sigurohen online në ebileta.al, si edhe pranë pikës fizike të shitjes në stadiumin “Air Albania”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme