“Abissnet Superiore” U-21, Apolonia shpallet kampione e edicionit 2024/2025

Apolonia U-21 është ekipi kampion i kampionatit “Abissnet Superiore” U-21. Vendi i parë u vendos në ndeshjen e javës së fundit ndaj Bylisit, e cila përfundoi me një barazim 1-1.
Ky barazim ishte vendimtar, pasi fierakët arritën të mbyllin edicionin me një pikë më shumë se kundërshtarët e tyre, duke grumbulluar 50 pikë dhe duke renditur të parët në tabelë, ndërsa Bylisi përfundoi i dyti me 49 pikë.
Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Apolonia zhbllokoi rezultatin përmes Erald Maksutit, ndërsa Bylisi barazoi në fundin e takimit me Aurel Markun, dhe sfida përfundoi 1-1.
Pas ndeshjes, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit kampion nga FSHF, ku Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, Ilias Haxhiraj, i dorëzoi trofeun dhe medaljet futbollistëve të Apolonisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




