Admiral Cooper: Aftësia e Iranit për të kërcënuar fqinjët dhe interesat amerikane në rajon është ulur ndjeshëm

Admiral Charles Bradford ‘Brad’ Cooper II, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), ka deklaruar se aftësia e Iranit për të kërcënuar fqinjët e tij dhe interesat amerikane në rajon është ulur ndjeshëm.
“Kërcënimi i Iranit ka rënë ndjeshëm dhe nuk i kërcënon dot më partnerët rajonalë apo Shtetet e Bashkuara në mënyrën se si ishte në gjendje ta bënte më parë” deklaroi Admiral Brad Cooper para një komiteti të Senatit.
Cooper theksoi se proxy-të e armatosur të Iranit kryen mbi 350 sulme ndaj trupave dhe diplomatëve amerikanë në 30 muajt para luftës së fundit, mesatarisht një sulm çdo tre ditë, duke vrarë katër ushtarë amerikanë.
“Sot, Hamas, Hezbollah dhe Houthi-t janë të gjithë të prerë nga furnizimi me armë dhe mbështetja e Iranit,” pohoi Cooper.
Gjenerali amerikan shtoi se forcat amerikane kanë pushuar së përdoruri municione të shtrenjta të teknologjisë së lartë për të rrëzuar dronët iranianë.
Pas luftës me Iranin, ku u kritikua harxhimi i madh i municioneve të shtrenjta, tani po përdoren municione me kosto më të ulët.
Admiral Cooper deklaroi gjithashtu se Irani ka mbetur vetëm me 10 për qind të dronëve të tij.
Pavarësisht një armëpushimi të brishtë njëmujor, kanë ndodhur përleshje të herëpashershme mes forcave iraniane dhe amerikane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




