Afan, heroi i Bosnjës: Donnarumma u çmend, letrën e penalltive do ta nxjerr në ankand për bamirësi

Futboll Bota | 7 muaj më parë

Një djalosh 14-vjeçar u bë hero kombëtar në Bosnjë. Quhet Afan Cizmic dhe luan me moshat e Celik. Në Zenica, gjatë finales së Play-off-it të Botërorit kundër Italisë, ishte në fushë si mbledhës topash. Dhe gjatë penalltive ishte ai që i ‘vodhi’ letrën me emrat e gjuajtësve Donnarumma-s.

“Gjithë ndeshjen mendoja se si mund t’i ndihmoja idhujt e mi. Në momentin e penalltisë së parë të Tahirovic pashtë portierin e Italisë që shihte një letër dhe pastaj e linte te vija e zonës. Vrapova në fushë për ta marrë, ishte veprim instiktiv dhe me zemër, pa menduar për pasojat dhe gjykimet. Doja vetëm të ndihmoja vendin tim”, – ka thënë djaloshi në një intervistë të fundit.

Gjesti i Afan e tërboi Donnarumma-n: “Gigio u çmend, mendonte se fajtor ishte një nga stjuardët dhe filloi të ulëriste ndaj njërit prej tyre. Pastaj tentoi të rrëmbente letrën e Vasilj dhe arbitri u detyrua të ndërhynte për ta ndalur. Nuk ishte i qetë, prandaj u hodh keq te penalltitë tona. Është nga portierët më të mirë në botë, por në atë rast ishte shumë nervoz dhe nuk u përqendrua”.

Pastaj djaloshi tregon planin që ka për letrën që i mori portierit ‘axurr’: “Bashkë me babanë kemi vendosur ta ruajmë atë letër. Pas kualifikimit të gjithë më komplimentuan, në fushë dhe jashtë saj. Disa televizione më intervistuan. Me ndihmën e babait do doja të nxirrja në ankand letrën e Donnarumma-s. Na pëlqen të mbledhim fonde për bamirësi për fëmijët, veçanërisht ata që janë të sëmurë dhe kanë nevojë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme