AIDA dhe “Enterprise Greece” forcojnë bashkëpunimin

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe homologia e saj greke “Enterprise Greece” kanë rënë dakord për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për thithjen e investimeve të huaja.
Kjo u konfirmua gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e AIDA-s, ku Drejtoresha Ekzekutive, Laura Saro, priti në një takim zyrtar Dimitris Skalkos, President i “Enterprise Greece” dhe njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë. Në takim ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e ambasadës greke në Tiranë, Maria Koumoutsakou.
Takimi, sipas njoftimit për shtyp, shërbeu për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve, i cili tashmë është i formalizuar përmes një Memorandumi Mirëkuptimi (MoU).
“Palët diskutuan konkretisht mbi mundësitë për rritjen e flukseve investuese dhe zhvillimin e projekteve të qëndrueshme, të cilat synojnë jo vetëm përmirësimin e klimës së biznesit, por edhe nxitjen e rritjes ekonomike në nivel rajonal”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.









