“AIR BEAT FESTIVAL” në Korçë / Rama: Mbi 200 muzikantë sollën atmosferë të jashtëzakonshme. Një festë e muzikës, kulturës dhe traditave

Aktualitet | 3 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga edicioni i “Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore AIR BEAT FESTIVAL – LuluFest”, duke vlerësuar atmosferën artistike që solli aktiviteti në qytetin e Korçës.

Sipas Ramës, festivali mblodhi për dy netë me radhë mbi 200 muzikantë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të shkëmbimit kulturor dhe artistik.

“Festivali Ndërkombëtar i Bandave Frymore AIR BEAT FESTIVAL – LuluFest solli për dy netë me radhë në Korçë një atmosferë të jashtëzakonshme artistike, duke bërë bashkë mbi 200 muzikantë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut🫶

Paradat dhe koncertet në qytet u shndërruan në një festë të muzikës, kulturës dhe traditave, duke e kthyer Korçën në një pikëtakim ndërkombëtar të artistëve dhe publikut”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme