Aksident në aksin Çermë–Divjakë, makina përfundon në kanal. Një viktimë, tre persona përfundojnë në spital
Dalja nga rruga e një automjeti në aksin Çermë–Divjakë i kushtoi jetën një pasagjereje, ndërsa tre persona të tjerë morën lëndime dhe ndodhen në spital.
Aksidenti u shënua në orën 5:00 të mëngjesit, teksa pjesëtarët e një familjeje udhëtonin me një automjet. Makina me katër persona sapo doli nga rruga dytësore e Çermë-Sektorit për të hyrë në rrugën kryesore, por shoferi nuk arriti të frenojë në kohë, duke përfunduar në kanal.
Ky moment rezultoi fatal për Majlinda S., 47 vjeçe. Ndërkohë mjekët raportojnë se gjendja paraqitet e rëndë edhe për të lënduarit e tjerë në këtë aksident, përfshirë një 37-vjeçare, djalin e saj 15-vjeçar dhe vetë drejtuesin 63-vjeçar.
Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




