Aksident në aksin Korçë-Pogradec, lëndohen 2 të mitur

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Opel Corsa”, teksa ka tentuar të hyjë në një rrugë dytësore, është përplasur kokë më kokë me një mjet tip “BMW” që lëvizte në aksin kryesor.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, pjesëtarë të një familjeje babai dhe dy fëmijët e mitur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitali Rajonal i Korçës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se dy të miturit ndodhen në repartin e pediatrisë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme