Aksident në aksin Roskovec–Berat, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

Aktualitet | 11 muaj më parë

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne (1 dhjetor) pranë fshatit Strum, në aksin rrugor Roskovec–Berat.

Një automjet ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Dita e parë e dhjetorit ka nisur me një ngjarje të rëndë, duke rritur edhe një herë thirrjet për më shumë kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit nga të gjithë përdoruesit e rrugës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme