Aksident në Golem, 19-vjeçari përplas për vdekje me makinë 56-vjeçaren

Një 56-vjeçare ka humbur jetën në Golem të Kavajës këtë të diel (26 tetor), si pasojë e një aksidenti. Sipas policisë, aksidenti u regjistrua rreth orës 09:50 në rrugë “Skënderbeu”, ku një 19-vjeçar me inicialet R. F., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar 56-vjeçaren, e cila ishte këmbësore.
Fatkeqësisht, 56-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




