Aksident rrugor në Fier–Vlorë, përplasen dy makina, plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Mifol.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë një fuoristradë dhe një automjet i vogël, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe që ende nuk dihen. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas burimeve nga vendngjarja, të plagosurit kanë pësuar dëmtime të ndryshme, ndërsa gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, po merren në pyetje edhe personat që ndodheshin në automjete dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




