Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

Aktualitet | 10 muaj më parë

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Greqi, ku një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të kësaj të premte (2 janar), në kryqëzimin e rrugëve Lavriou dhe Sounio, pranë stadiumit Markopoulos. Automjeti që drejtohej nga i riu doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 23-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe i bllokuar në mjet. Në vendngjarje ndërhynë pesë zjarrfikës me dy mjete zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e tij nga automjeti.

I riu u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore Markopoulou dhe më pas në spitalin “G. Gennimatas”, ku fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Autoritetet policore po hetojnë mbi shkaqet e ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme