Aksidenti ku humbën jetën dy motrat, arrestohet 23-vjeçari. Policia: Drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Aktualitet | 1 vit më parë

Arrestohet 23-vjeçari Kevin N., i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin fatal me dy viktima në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.

Policia bëri me dije se 23-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku automjeti me drejtues 23-vjeçarin u përplas kokë më kokë me automjetin me drejtuese 22-vjeçaren dhe pasagjere motrën e saj, të cilat ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga aksidenti mbeti e plagosur edhe një 24-vjeçare, pasagjere në automjetin me dy viktima.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën  1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve“, njoftoi Policia e Sarandës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme