Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, QSUT: 5 të lënduar lënë spitalin, i mituri me parametra jetësorë stabël

Aktualitet | 4 muaj më parë

Ekipi multidisiplinar ka qenë në gatishmëri dhe ka ndjekur në dinamikë pacientët e përfshirë një ditë më parë në aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës.

Spitali Universitar i Traumës njofton se pesë pacientë, të cilët ditën e djeshme janë paraqitur koshientë dhe më të stabilizuar, pas trajtimit mjekësor sipas protokolleve përkatëse, janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillë të mjekëve.

Gjithashtu, pritet që edhe një pacient tjetër të largohet gjatë ditës, gjithashtu jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, i mituri 8-vjeçar ndodhet në Reanimacionin e SUT, me parametra jetësorë stabël.

Në Reanimacion ndodhet gjithashtu edhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, 56 vjeçe, e cila po merr trajtim intensiv.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme