AKU Shkodër bllokon 52 tonë oriz, gjobit subjektin me 500 mijë lekë

Aktualitet | 1 vit më parë

Strukturat inspektuese të Drejtorisë Rajonale të Akreditimit dhe Kontrollit Ushqimor (DRAKU) Shkodër kryen inspektime në një subjekt lidhur me denoncimet në media me një produkt orizi të shpërndarë në tregun vendas.

Inspektimi përfshiu kontroll të plotë të linjës së paketimit, dokumentacionit të prodhimit dhe kushteve higjienike të ambienteve.

Pas vlerësimit të kushteve të sigurisë ushqimore dhe higjienës, AKU Shkodër vendosi bllokimin e 52,05 tonëve produkt orizi dhe linjës së paketimit deri në përfundimin e analizave laboratorike që do të verifikojnë sigurinë dhe cilësinë e produktit.

Gjithashtu subjekti u gjobit me 500 mijë lekësh për shkelje të procedurave të sigurisë ushqimore, si dhe mori paralajmërim për shkelje higjienike në ambientet e prodhimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme