Alarm në prapavijë, Bayerni humbet edhe mbrojtësin japonez

Futboll Bota | 2 vite më parë

Duket se problemet nuk kanë të sosur në kampin e Bayernit të Mynihut në prag të ndeshjes së dyfishtë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

“Alarm në mbrojtje” për bavarezët që pas dëmtimeve të Alphonso Davies dhe Dayot Upamecano, duhet të bëjnë edhe pa Hiroki Ito, që gjithashtu ngre flamurin e bardhë për shkak të një dëmtimi, duke komplikuar më tej planet e Kompany.

I rikthyer pas disa muajsh në fushë dhe një rehabilitimi të gjatë, japonezi hyri në lojë në minutën e 58-të kundër St. Paulit, por më pas u desh të largohej nga fusha për shkak të disa dhimbjeve në këmbën e djathtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme