Albian Hajdari rinovon me Hoffenheim, klubi gjerman e “blindon” deri në vitin 2031

Kosova | 6 muaj më parë

Albian Hajdari dhe Hoffenheim do të jenë së bashku deri në vitin 2031. Klubi i Bundesligës dhe futbollisti i kombëtares “Dardane” kanë rinovuar kontratën edhe për 5 vjet.

“TSG Hoffenheim ia ka zgjatur kontratën mbrojtësit Albian Hajdari për një kohë të gjatë”. Ky është njoftimi i klubit gjerman për rinovimin me Hajdarin, ku nuk përmendet se për sa vjet është zgjatur kontrata, por shtypi vendës ka zbuluar se bëhet fjalë deri në vitin 2031.

“Hajdari është një lojtar kyç tek ekipi gjerman, duke bërë paraqitje shumë të mira. Është vetëm 22 vjeç dhe ka potencial të madh. E majta e tij, fleksibiliteti në mbrojtje dhe mentaliteti i jashtëzakonshëm janë ato që e dallojnë këtë lojtar”, – është shprehur drejtor sportiv i Hoffenheim, Andreas Schicker.

“Ndihem shumë mirë në Hoffenheim. Kur u transferova këtu gjatë verës, kuptova shpejt se diçka e veçantë po ndërtohej. Dua të vazhdoj të kontribuoj në këtë zhvillim pozitiv dhe suksesin e ekipit”, – tha mbrojtësi kosovar.

Verën e kaluar Hajdari kaloi nga Lugano te Hoffenheim dhe deri tani ka luajtur 26 ndeshje në kampionat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme