Albian Hajdari te Hoffenheim: Jam në një nga ligat më të mira të Evropës

Hoffenheim ka zyrtarizuar mbrojtësit qendror, Albian Hajdari. 22-vjeçari vjen nga Lugano. Drejtori sportiv, Andreas Schicker komentoi: “Pas dëmtimit të rëndë në gju të Koki Machida, menduam për të përforcuar mbrojtjen. Tek Albian, kemi gjetur profilin e përsosur: i ri, i shkathët dhe me përvojë si në ligën zvicerane ashtu edhe në garat evropiane. Ne e kemi ndjekur zhvillimin e Hajdarit për ca kohë dhe jemi të kënaqur që e kemi sjellë këtu”.
Hajdari shprehu entuziazmin e tij për përvojën e re në Bundesligë: “Jam shumë i lumtur me sfidën time të re duke veshur fanellën e Hoffenheimit, në një nga ligat më të mira të Evropës. Diskutimet me menaxhmentin ishin të shkëlqyera dhe jam i sigurt në rrugën që ata kanë përcaktuar për mua. Qëllimi im është të jap gjithçka në fushë dhe të kontribuoj në objektivat e klubit”.
Pasi u zhvillua përmes sistemit të të rinjve të Bazelit, Hajdari u transferua te Juventusi në vitin 2020, përpara se të huazohej përsëri te ish-klubi i tij midis viteve 2020 dhe 2022.
Në korrik 2022, ai iu bashkua Luganos në formë huazimi dhe më pas përfundimisht, ku u bë titullar, duke bërë 110 paraqitje gjatë tre sezoneve të fundit, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë një asist mes ligës, Kupës së Zvicrës dhe në kualifikueset e UEFA-s (Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës). Në mars 2025, ai debutoi me kombëtaren zvicerane në një fitore 3-1 kundër Luksemburgut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



