Albin Kurti mandatohet për formim të qeverisë në Kosovë

Kosovë | 9 muaj më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Albin Kurtin për të formuar qeverinë e ardhshme të vendit. Osmani miratoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për emrin e Kurtit në krye të ekzekutivit.

Presidentja Osmani zhvilloi një takim me Kurtin, ku zyrtarisht i dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë, e cila pritet të miratohet sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme