Alergjitë e stinës, kujdes nga poleni! Konsulta me mjekët specialistë e rëndësishme për trajtimin
Gjatë muajit prill, në qendrën shëndetësore Bicaj nuk kanë munguar pacientët që kërkojnë shërbim mjekësor për shkak të alergjive. Mjekja Pamela Fejzullari shpjegon se alergjitë stinore janë një shqetësim i zakonshëm ku ndryshe nga gripi sezonal, ato nuk shoqërohen me temperaturë të lartë.
“Që me fillimin e stinës së pranverës janë shtuar dhe rastet e pacientëve që vijnë me shenja të alergjisë të cilat mund të ngatërrohen edhe me shenjat e gripit sezonal. Simptomat më të zakonshme janë rrufa, lotimi dhe kruarja e syve, teshtima”, u shpreh mjekja Pamela Fejzullau.
Sa i përket të prekurve nga alergjitë stinore, sipas mjekes Fejzullari, shumë prej tyre referohen edhe te mjeku specialist. Ndërkohë, numri i pacientëve që vuajnë nga gripi është në rënie.
“Zakonisht alergjia fillon që në fëmijërinë e hershme dhe këto individ janë më të predispozuar nga alergjive”, tha mjekja.
Në qendrën shëndetësore Bicaj marrin shërbim mjekësor rreth 30 pacientë në 24 orë, ndërsa kjo qendër u shërben rreth 6,000 banorëve të kësaj njësie administrative.
Gazetare: S. Elezaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




