Alergjitë stinore në Elbasan, fëmijët dhe të rinjtë më të prekurit
Stina e pranverës ka aktivizuar alergjitë e stinës.
Rritja e temperaturave dhe rrezatimi diellorë ka shkaktuar fluks vizitash në qendra shëndetësore, poliklinika dhe pranë mjekëve olergologë.
Një situatë e tillë vërehet edhe në Elbasan.
Mjekja alergologe Gerta Sinani na njeh me alergjitë më të zakonshme të stinës, kujdesin që duhet të tregojnë pacientët në mënyrë që të mos e ngatërrojnë me virozat e stinës, edhe pse fëmijët dhe të rinjtë rezultojnë më të prekurit nga alergjitë.
“Riniti alergjik ka teshtima, ka bllokim të hundëve, sekrecione nazale dhe të kruara, që shoqërohet me konjuktivin, lotim dhe ndonjëherë skuqje të syve. Ndërkohë astma bronkiale është një formë tjetër e sëmundjeve alergjike. Të gjitha këto sëmundje u përkasin rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratore. Mund të ndodhë që faktorë të tjerë ta rëndojnë një astmë që nuk është alergjike, por që ne e konsiderojmë të tillë në varësi të klinikës,” thotë mjekja alergologe.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e alergjive janë të shumta, por mjekja alergologe pohon se ndotja e ajrit e rëndon gjendjen shëndetësore të pacientëve.
“Faktorë ka plot: është ambienti i ndotur, faktorët gjenetikë, jetesa që ne bëjmë, por sëmundjet alergjike janë të moshave të reja,” tregon Dr. Sinani.
Alergjitë e pranverës fillojnë në fund të marsit dhe vazhdojnë deri në qershor. Kulmi i tyre arrin në maj, por kjo sipas specialistëve varet edhe nga kushtet atmosferike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




