Algjeria kualifikohet në finalet e Kupës së Botës 2026

Futboll Bota | 1 vit më parë

Algjeria është kualifikuar për në finalet e Kupës së Botës, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm për herë të parë që nga viti 2014, falë fitores së pastër 3-0 ditën e sotme ndaj Somalisë në ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve kualifikuese të Afrikës.

Riyad Mahrez ishte protagonisti i takimit, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asiste për dy golat e Amouras. Kjo është paraqitja e pestë e ekipit të Vladimir Petkoviç në Kupën e Botës.

Shkon në 20 numri i skuadrave të kualifikuara për në fazën finale të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme