Alibali: Kushtetuta parashikon pezullimin, jo mbrojtjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese
Në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH1, analisti Neritan Alibali komentoi mbi propozimin lidhur me imunitetin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Alibali shpjegoi se, sipas nenit 128.3 të Kushtetutës, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë të pezullueshëm dhe pezullimi vendoset nga vetë gjykata në rast se anëtari merret i pandehur.
Analisti theksoi gjithashtu se kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Avokati i Popullit gëzojnë imunitetin e njëjtë si anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa anëtari i kësaj gjykate, sipas nenit 140.3, pezullohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor kur merret i pandehur.
“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në bazë të nenit 128.3 të Kushtetutës janë të pezullueshëm dhe e përcakton se në rastet se merren të pandehur është vet Gjykata Kushtetuese e cila pezullon gjyqtarin. Propozimi që është bërë nga Manja bie ndesh, jep imunitet ndaj pezullimit anëtarit të gjykatës Kushtetuese kur këtë imunitet nuk ja lejon Kushtetuta përkundrazi ajo përcakton pezullimin. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Avokati i Popullit në baze të neneve përkatëse kushtetuese kanë imunitetin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Anëtari i kësaj gjykate në bazë të nenit 140.3, pezullohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në rastet se merret i pandehur”, u shpreh Alibali.
Alibali nënvizoi rolin e Gjykatës Kushtetuese se nuk është thjesht legjislator negativ. Me vendimet e saj, ajo përcakton disa piketa që parlamenti duhet t’i zbatojë. Edhe presidenti është i zëvendësueshëm nga kryetari i Kuvendit pas 60 ditësh, ndërsa pas kësaj hapen procedurat për shkarkim dhe zgjedhjen e një presidenti të ri.”
“Gjykata Kushtetuese nuk është thjeshtë Legjislator negativ sepse me analizën e çështjes kur jep vendimin ajo përcakton vendos disa piketa të cilat parlamenti duhet ti ndjekë për ti zbatuar . Edhe presidenti është i zëvendësueshëm nga Kryetari i Kuvendit pas 60 ditëve është e pamundur të kryejë funksionin e tij hapen procedurat për ta shkarkuar dhe për të zgjedhur të riun”, tha analisti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




