Aliji dhe Bregu mbeten blu, dy liderët e Dinamos gjejnë akordin për rinovimin

Futboll Vendi | 5 muaj më parë

Dinamo po punon pa shumë zhurmë për skuadrën, me të cilën do të përfaqësohet në Europë dhe në sezonin e ardhshëm, ku objektivat janë madhorë. Përveç përpjekjeve për fuqizimin e skuadrës, në fokusin e drejtuesve blu kanë qenë edhe rinovimet me ata lojtarë që kanë qenë në fund kontrate.

Pas kapitenit Bruno Dita dhe portierit Aldo Teqja, blu do të mbeten edhe dy nga lojtarët më të rëndësishëm të “Nëndetëses”, Dejvi Bregu dhe Naser Aliji. RTSH Sport mëson se palët kanë gjetur akordin dhe pritet që shumë shpejt të hedhin firmën mbi kontratën e re.

Bregu është një nga lojtarët më të mirë jo vetëm të Dinamos, por të gjithë kampionatit, kurse Aliji me eksperincën e tij edhe ndërkombëtare i shërben jo pak skuadrës së trajnerit Ilir Daja.

Me hapjen e merkatos së verës, emrat e këtyre dy futbollistëve janë lakuar në skuadra të tjera, por presidenti Adrian Bardhi nuk mund të lejonte largimin e këtyre dy kualiteteve, të cilët i ka bindur të luajnë sezonin e 3-të me fanellën e Dinamos.

Rinovimet do të shkonin në katër në kampin dinamovit, ndërkohë që priten surpriza sa u takon përforcimeve, me klubin që është në bisedime me disa elementë cilësorë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme