Aliji, përfaqësuesi i vetëm i “Abissnet Superiores” në Uembli

Naser Aliji luajti mbrëmjen e djeshme titullar kundër Anglisë. Mbrojtësi i Dinamos ishte përfaqësuesi i vetëm i kampionatit Abissnet Superiore që zbriti në fushë me kombëtaren kuqezi në “Uembli”.
Si asnjëherë më parë, trajneri Silvinjo hodhi në fushë që nga minuta e parë, një lojtar që aktivizohet në kampionatin vendas. Sigurisht që aktivizimi i Alijit lidhet ngushtë edhe me mungesat e shumta në mbrojtje që kishte Shqipëria në këtë takim, por edhe me faktin se ai ka qenë pjesë e skuadrës kombëtare më herët.
Hadroji (kur luante në Shqipëri) është grumbulluar rregullisht nga trajneri Silvinjo në kombëtare, por asnjëherë nuk ka nisur ndeshjen si titullar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



