Alis zhvillon provën e parë me këngën “Nan” në Eurovision, premton performancë surprizuese më 14 maj

Mbrëmjen e së martës, kënga fituese e Festivalit të RTSH-së “Nan” është ngjitur në skenën e një prej eventeve muzikore më të ndjekura në botë, në Eurovizion. Këngëtari Alis Kallaci ka zhvilluar provën e tij të parë në skenën gjigante të Eurovizionit.
Performanca e këngës “Nan”, e cila mbart një mesazh të fortë për të gjithë prindërit shqiptarë që përballen me largimin e fëmijëve të tyre drejt emigrimit, ka qenë emocionuese dhe është duartrokitur nga të gjithë pjesëmarrësit.
Alisi është shprehur se dëshiron që kënga të marrë frymë në skenë, ndaj edhe fokusi në performancën e tij ishte veçanërisht tek zëri dhe emocioni që po i përcillte publikut.
Ai premton një performancë surprizuese në gjysmëfinalen e dytë që do të mbahet më 14 maj në Eurovizion 2026.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




