“All Star Game 2026” do të jetë SHBA kundër botës, turneu do të luhet mes tre skuadrash

Basketboll | 12 muaj më parë

Skenari që flitej prej kohësh do të realizohet më 15 shkurt të 2026-ës kur në “Intuit Dome” të Los Angeles, Shtetet e Bashkauara të Amerikës do të sfidojnë botën në atë që pritet si njëri prej “All Star Game” më interesant të historisë.

Ky turne do të mbahet mes tri skuadrave, të cilat do të përbëhen prej tetë lojtarësh. Dy ekipe do të jenë me lojtarë amerikanë ndërsa e treta do të jetë përfaqësuese e të gjithë botës.

Secila ndeshje zgjat 12’, fituesja e takimit të parë do të ndeshet në takimin e dytë me ekipin e tretë. Më pas ekipi i tretë do të sfidojë edhe ekipin që do të dalë e humbur nga takimi parë. Në fund ekipet më të mira do të caktojnë fituesen. Nëse nga takimet e para të gjitha skiadrat do të ketë një humbje dhe një fitore atëherë finalistet do të caktohen nga diferenca e koshave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme