Alonso fal Vinicius-in: Nuk ka asnjë çështje, të mërkurën u takuam dhe fjalët e tij ishin fjalë zemre!

Ndeshja me Valencia-n kaloi shumë shpejt në plan të dytë gjatë konferencës së sotme që mbajti Xabi Alonso. Ashtu siç pritej gazetarët u interesuan më tepër mbi situatën e krijuar nga Vinicius Junior pas zëvendësimit në klasiken me Barçën.
“Pas ndeshjes me Barcelonën kishim dy ditë pushim. Të mërkurën u takuam të gjithë dhe Vinicius mbajti një fjalim ku vura re se fjalët e tij ishin të sinqerta. Për mua mbyllet këtu kjo situatë”, tha Alonso.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




